Jeta në Zvicër

A do të ketë detektivë socialë edhe jashtë Zvicrës?!

A do të kenë gjithashtu ndikim të drejtpërdrejtë mbi zviceranët jashtë vendit, bazat e reja ligjore për vëzhgimin e fshehtë të personave të siguruar, që do të votohen më 25 nëntor? Përgjigjja është jo, përveç nëse të siguruarit qëndrojnë në Zvicër

Mbikëqyrja jashtë vendit mund të bëhet vetëm në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan “Swissinfo”, përcjell Albinfo.ch. Aktualisht, vetëm një marrëveshje në fuqi përmban një klauzolë që do të lejonte një veprim të tillë.

Dispozitat janë hartuar pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) të vjeshtës së vitit 2016, se në Zvicër nuk ka bazë ligjore për vëzhgimin e të siguruarve.

Sipas Departamentit zviceran për sigurime sociale (BSV), vëzhgimi i të siguruarve jashtë vendit është i mundur vetëm në qoftë se themelet e nevojshme ligjore janë të përfshira në një marrëveshje ndërkombëtare të sigurimit social dhe nëse legjislacioni i shtetit të huaj e lejon, informon Albinfo.ch. Si pjesë e negociatave për marrëveshjen ose rinovimin e marrëveshjeve të tilla, Zvicra po përpiqet të fusë klauzola që rregullojnë ndihmën e ndërsjellë në hetimin e rasteve të dyshuara. Në bazë të këtyre dispozitave, me kërkesë të Zvicrës, shteti partner mund të kryejë hetimet e nevojshme në territorin e saj.

“Marrëveshja e vetme që aktualisht përmban një klauzolë të tillë dhe tashmë është në fuqi, është ajo me Uruguain”, shpjegon Harald Sohns, zëdhënësi i BSV. Marrëveshjet e tjera që ofrojnë një klauzolë analoge janë negociuar me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Brazilin, Malin e Zi, Serbinë, Argjentinën, Tunizinë, Shqipërinë dhe Peru, por që ende janë në pritje të nënshkrimit, ratifikimit ose miratimin.

Në të kaluarën, personat e siguruar u vëzhguan edhe jashtë vendit. Si pjesë e një pilot projekti në lidhje me rishikimin e sigurimit invalidor, në vitin 2009, Konfederata kishte filluar një rishqyrtim sistematik të beneficioneve të invaliditetit për përfituesit që banonin në Kosovë dhe Tajlandë, informon Albinfo.ch. Përveç kësaj, në më shumë se dhjetëra raste, mbikëqyrja e të siguruarit ishte urdhëruar.

Kjo masë kishte mundësuar të zbulonte disa raste të keqpërdorimit të beneficioneve, por gjithashtu i arriti edhe kufijtë e saj. Në Kosovë, disa inspektorët ishin kërcënuar me vdekje, gjë që ndikoi që Zvicra ta ndërprejë marrëveshje për sigurimet shoqërore. Në ndërkohë, Kosova dhe Zvicra kanë negociuar një marrëveshje të re, transmeton më tej Albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve të paguar në Zvicër, në vitin 2017 ka qenë 1,666,412 pensione për personat me vendbanim në Zvicër dhe 898,883 pensione për personat me vendbanim jashtë vendit. Në shifrëne  fundit kanë qenë 123,819 zviceranë dhe 775,064 shtetas të huaj.

Shuma e përgjithshme e pensioneve të paguara në vitin 2017 ka arritur shifrën prej më tepër se 510 milionë franga. Nga këto, rreth 139 milionë franga u janë paguar shtetasve zviceranë dhe rreth 371 milionë franga për shtetasit e huaj.