Jeta në Zvicër
Bazeli vlon nga lokalet për ushqim të shpejtë
Nga McDonald’s e deri në KFC: Për çdo muaj, disa lokale të reja të ushqimit të shpejtë po hapen nëpër Zvicër. Dhe asnjë kanton nuk ka një dendësi të tillë të Mc, Burger King dhe Co, sikur ai i Bazelit.
Në vitin 1976, në Zvicër ishte hapur dega e parë e McDonald`s-it. Pesë vite më vonë, në vitin 1981, pasoi dega e parë e Burger King.
Sot, në Zvicër përfaqësohen më shumë se disa dhjetëra zinxhirësh të ushqimit të shpejtë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Për pothuajse një vit, në këtë vend mund të hasim edhe në Kentucky Fried Chicken. Me, aktualisht tre degë në Gjenevë, Mendrisio dhe Schönbühl, ajo ende nuk është e përhapur, sipas deklaratave të saj, megjithatë, janë planifikuar deri në 50 degë të mëtejshme në Zvicër.
Në pesë kantonet zvicerane, nuk ka as edhe një degë të vetme të Mc Donald: Në të dy Appenzellët, Ob- dhe Nidwalden dhe Uri. Përndryshe, zinxhiri i shpejtë i ushqimit është i përfaqësuar në të gjithë Zvicrën. Nëse llogaritet numri i degëve për 100’000 banorë, Basel-Stadt dallon si kantoni më i madh i ushqimit të shpejtë, por edhe zona e Bazelit është afër.
Në qytetin e Bazelit ka gjashtë degë të Mc, që do të thotë 3,1 degë për 100,000 banorë – një rekord zviceran. Baselland ka tetë degë në të gjithë kantonin, që do të thotë 2.8 degë për 100,000 banorë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












