E-Diaspora
Mirëpriten Admir Doçi dhe 4 kitaristë tjerë shqiptarë
Në skenë janë paraqitur edhe mjeshtri i njohur shqiptar i kitarës, Admir Doçi dhe katër instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar
Shtëpia e artistëve në Boswil ka qenë dy herë gjatë ditëve të fundit në shenjë të tingujve të kitarës. Një javë pasi që legjenda australiane e kitarës John Willias së bashku me John Eheridge kishte dhënë një koncert mjeshtëror para tribunave të mbushura plot të kishës së vjetër në Boswil, të hënën janë ngjitur në skenë jo më pak se 55 kitaristë e kitariste.
„Guitar Sound Orchestra“, ansambli i kitaristëve të rinj të Cyrihut, e përbërë nga studentë të shkollave të larta të muzikës në Bernë dhe në Lugano kanë bartur barrën më të madhe të koncertit., shkrun “Aargauer Zeitung”.
Por, në skenë janë paraqitur edhe mjeshtri i njohur shqiptar i kitarës, Admir Doçi, pastaj ai gjermanTilman Hoppstock, trioja gjermane TrioConBrio dhe katër instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar. Të gjithë së bashku kanë bërë që Boswil-i të jetojë me tingujt e kitarës për plot pesë orë. Nën moton „Boswil Guitar“ instrumentistët kanë sjellë në skenë gjatë këtyre orëve 18 vepra të kompozitorit kuban Leo Brouwer.
Kitaristi shqiptar Admir Doçi ka mbaruar universitetin e arteve të Cyrihut në vitin 2004, te profesori Anders Miolin.
Pas diplomimit me cilësinë më të lartë, përfundoi shkallën “Master për performance”.
Doçi ka fituar më se 10 çmime në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë punon si pedagog në shkollën e mesme kantonale në Küsnacht, Zvicër.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












