Kosova
Nacionalistë apo patriotë?
Shumë të rinj kosovarë thonë se janë patriotë, kurse disa shprehen se janë nacionalistë, e të tjerë nuk duan që të idenfikohen fare me këto dy terme.
“Nuk e preferoj asnjërën prej tyre, nuk mendoj se janë terma të përshtatshëm. Ne duhet të mundohemi që në mënyrën sa më të mirë të mundshme të japim kontributin tonë”, thotë studentja, Fortuna Sahiti, në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, ku të rinjtë janë përgjigjur në pyetjen, se a e identifikojnë veten si nacionalistë apo patriotë, përcjell albinfo.ch.
“As njëra as tjetra, sepse ka kaluar koha e patriotizmit, ka kaluar koha e nacionalizmit, është koha për më shumë diversitet, është koha për bashkëpunim”, thotë karateisti Alvin Karaqi.
“Me këqyr historinë, nacionalizmi dhe patriotizmi nuk ka pru kurrë të mira, sidomos Kosovës”, shton ai.
“Më shumë e vlerësoj veten patriot, sepse nacionalist është term më i rëndë, nacionalistët janë më të egër e patriotat e duan tamam vendin”, ka thënë Gent Sallauka, student.
Ka shumë teori për patriotizmin , i cili kryesisht përkufizohet si: “Krenari dhe devotshmëri ndaj atdheut dhe qytetarëve që ndajnë të njëjtat vlera”.
Edhe për nacionalizmin ka përkufizime të ndryshme, por në përgjithësi interpretohet si: “Formë ekstreme e patriotizmit e mbushur me një ndjenjë superioriteti ndaj të tjerëve”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












