Kosova
Në Kosovë ngritet çmimi i bukës për 10 centë
Vënia e taksës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka ndikuar në rritjen e çmimit të bukës.
Ky çmim në disa qytete është rritur për 5 centë, ndërsa në disa të tjera për 10 centë. Krejt kjo, si pasojë e rritjes së çmimit të grurit, i cili hyn nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Sipas mullisëve, deri më tani gruri i cili është blerë nga Serbia ishte 18 centë, tani atë e blejnë për 24 centë. Faktor tjetër, i cili ka ndikuar që kosovarët të paguajnë më shtrenjtë bukën, është edhe rritja e çmimit të naftës.
Ky çmim nuk do të jetë përfundimtar, pasi që mullisët paralajmërojnë që ky çmim i bukës të rritet edhe më shumë. Një ditë më parë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se vënia e taksës për 10 për qind nuk do të ketë efekt për ngritjen e çmimeve.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















