Jeta në Zvicër
Po vijnë vinjetat elektronike në Zvicër
Vinjetat “klasike”, ato që ngjiten, në të ardhmen do të zëvendësohen me vinjeta elektronike dhe do të vazhdojnë të kushtojnë sikur deri tash, 40 franga. Këshilli Federal ka vendosur në parim për vinjetat elektronike që do të përdoren për të paguar rrugët nacionale. Megjithatë, planet e Këshillit Federal janë për të ngritur një sistem kamerash për të kontrolluar vinjetat elektronike nëpërmjet targave të veturave. Kishte gjithashtu shqetësime rreth privatësisë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë sfond, Këshilli Federal ka autorizuar Departamentin e Financave që të përgatisë një model për vinjetat elektronike nga mesi i vitit 2019. Pronarët e automjeteve duhet të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do të vazhdojnë të vendosin një etiketë ngjitëse në automjetin e tyre ose nëse duan të paguajnë taksën në mënyrë elektronike.
Kushdo që zgjedh variantin elektronik, do të duhej të regjistrojë targat e automjetit nëpërmjet një aplikacioni në sistem. Kontrollet duhet të vazhdojnë të kryhen nga policia dhe doganat. Rritja e çmimit nuk është planifikuar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













