Shkurt.ch
Shkel rregullat, shefit të policisë mund t`i merret patentshoferi
Blumer i ka shkelur tashmë disa herë rregullat në komunikacion. Shkelja e parë ka ndodhur para 24 vitesh, kur ai, për tejkalim të shpejtësisë ishte dënuar me dorëzimin e patentshopferit për një vit
Shefi i ardhshëm i policisë së qytetit të Cyrihut, Daniel Blumer është kapur kohë më parë nga radarët në Aargau. duke tejkaluar pa të drejtë, nga e djathta, me distancë të pamjaftueshme pjesëmarrësin tjetër në komunikacion. Kjo shkelje i ka kushtuar atij me në dënim me kusht prej 40 njësish ditore për dy vite dhe me gjobë prej 3500 frangash. Këtë dënim atij ia ka shqiptuar prokuroria e përgjithshme e Badenit, në kantonin Aargau, aty ku ka ndodhur vepra.
Një zëdhënës i policisë së Cyrihut ka konfirmuar shkrimin e gazetës “NZZ”, sipas të cilit dënimi i kryepolicit është i plotfuqishëm që nga 2 prilli.
Blumer, më 28 shkurt të këtij viti e kishte tejkaluar nga e djathta një kamion në autostradën A1 në kantonin Aargau. Për këtë shkelje ai e kishte informuar drejtpërdrejt shefin e tij, përgjegjësin e departamentit të policisë në Cyrih, Daniel Leupi. Ky i fundit e ka dënuar sjelljen e Blumerit në komunikacion por megjithatë i ka shprehur atij besimin për postin që do ta marrë këto ditë.
Por, shefi i dizajnuar 56 vjeçar i policisë së Cyrihut mund të mbetet pa patent shoferi, pasi që ai i ka shkelur tashmë disa herë rregullat në komunikacion. Shkelja e parë ka ndodhur para 24 vitesh, kur ai, për tejkalim të shpejtësisë ishte dënuar me dorëzimin e patentshopferit për një vit. Ndërsa para dy viteve Blumer ka vozitur me shoejtësi të madhe me ç`rast pati marrë vërejtje për tejkalimin e shpejtësisë.
Blumer e merr postin e shefit të policisë së qytetit të Cyrihut më 1 maj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













