Kosova
28 shtëpi për 28 Nëntor
"28 Nëntor, ne e kemi zgjedh të festojmë më ndryshe. 28 palë çelësa - 28 familje po bëhen me shtëpi të reja"
Festa e 28 Nëntorit do të festohet në trojet shqiptare dhe anembanë botës, ku ka shqiptarë në forma të ndryshme.
Por, Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka vendosur të festojë ndryshe këtë festë kombëtare, shkruan albinfo.ch.
“28 Nëntor, ne e kemi zgjedh të festojmë më ndryshe. 28 palë çelësa – 28 familje po bëhen me shtëpi të reja.
Komuna e Prizrenit për 20 shtëpi ka dhënë material ndërtimor në vlerë të 4880 eurove për secilën familje, kurse “Jetimat e Ballkanit” kanë dhënë për secilën familje shumen prej 13.120 eurove për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Tetë shtëpi që do të dhurohen atë ditë janë nga komuna e Suharekës dhe të Dragashit. Edhe këto shtëpi janë ndërtuar në bashkëpunim me këto dy komuna dhe për secilën familje, komunat kane dhënë nga 5000 euro, ndërsa “Jetimat e Ballkanit” ka dhënë për secilën nga këto familje shumën prej 13000 eurove”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane















