Shqipëria
Mbrojtësi kuqezi tregon anën humane, ndihmon 15-vjeçarin e sëmurë
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, shembull edhe jashtë fushës
Elseid Hysaj nuk është vetëm një futbollist i mirë në fushë, por edhe një shembull për të tjerët.
Mbrojtësi kuqezi ka treguar anën humane, duke ndihmuar 15-vjeçarin Musa Baculi, i cili është në luftë me jetën. Adoleshenti dergjet në një shtrat në spitalin e Shkodrës prej 3 muajsh, raportojnë mediat shqiptare.
Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u bë publik dhe ka prekur shumë njerëz të cilët u ofruan për ta ndihmuar, pasi Musait i duhen para për tu mjekuar në një spital në Xhenova të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Një ndër ta ka qenë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri i grumbulluar me ekipin Kombëtar, shkodrani ka shkuar në spital ka takuar nënën e Musait dhe e ka pyetur se sa është nevojë që ai t’i ndihmojë që djaloshi 15-vjeçar të arrijë të shpëtojë, përcjell albinfo.ch.
Nëpërmjet një lidhje direkte me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në televizionin “News 24”, Hysaj foli në lidhje me donacionin.
“Pashë foton që kishte publikuar Sidritin, shkova ta takoja vetë. Mesazhi për Musain është se të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, besoj se do ja dalim të gjithë. Paratë nuk të japin lumturinë. Dëshiroj që edhe nëna e tij të buzëqeshi përsëri. Dua të kontribuoj për rehabilitimin e tij hap pas hapi. Falënderoj gjithë personat që po i qëndrojnë djalit afër në spital ”, deklaroi Hysaj.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













