Jeta në Zvicër
Të gjithë kundër SVP/UDC-së për migracionin
Në komision ka pasur një front të qartë kundër iniciativës kundër migracionit masiv. Në fakt të gjithë anëtarët, përveç atyre të SVP-së, kanë votuar kundër
Me 18 vota kundër dhe me 7 pro, komisioni për politikë shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën e bërë nga SVP/UDC-së për „ndalimin e migracionit masiv“ në Zvicër.
Siç ka theksuar kryetari i komisionit, Ueli Leuenberger para medieve, sot në Bernë, në komision „ka pasur një front të qartë kundër iniciativës. Në fakt të gjithë anëtarët, përveç atyre të SVP-së, kanë votuar kundër. Sipas qëndrimit të komisionit, një Po për iniciativën do t`i shkaktonte dëme të konsiderueshme Zvicrës.
SVP/UDC me këtë iniciativë të dorëzuar para një viti kërkonte që numri i të huajve në Zvicër të kufizohet përmes kontigjenteve vjetore, ndërsa zviceranët të kenë përparësi në tregun e punës. Nëse kjo iniciativë do të pranohej, Zvicra do të detyrohej që brenda tri vitesh ta rinegocionte me BE-në marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Shumica në komision ashtu sikurse edhe Këshilli Federal, mendojnë se kjo do të ishte rrugë e gabuar. Marrëveshja për lëvizje të lirë me BE-në, sipas Leuenberger përbën një model të suksesshëm për Zvicrën. Me një po eventuale për iniciativën, Zvicra do të vetëpërjashtohej. Ajo do të mbetej kështu jashtë tregjeve më të rëndësishme dhe do të pësonte edhe zhvillimi i saj ekonomik.
Në rast të heqjes dorë nga marrëveshja për lëvizje të lirë, do të binte poshtë e gjithë pakoja e marrëveshjeve bilaterale me BE-në, ka shtuar Leuenberger.
Ai ka thënë se në komision është biseduar gjerësisht për problemet e migracionit. SP/PS dhe të Gjelbrit kanë kërkuar masa mbrojtëse si pagat minimale dhe marrëveshjet e përgjithshme. Ndërsa partitë e djathta janë fokusuar më shumë në luftimin e keqpërodrimeve. Ato janë shprehur po ashtu edhe për kufizimin e ndihmave sociale dhe të mundësive për bashkim familjar të të huajve në Zvicër.
Në përgjithësi, të majtët dhe të djathtët, me përjashtim të SVP-së, kanë qenë unikë në kundërshtimin e iniciativës së kësaj të fundit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













