Shkurt.ch
Fillon procesi gjyqësor kundër grupit neonazist
Në Mynih po zhvillohet një nga proceset më të mëdha në historinë e drejtësisë gjermane
Në Gjermani ka filluar procesi kundër 38-vjeçares, Beate Zschaepe, e akuzuar se është anëtare e një grupi neonazist, që fajësohet për një varg të vrasjeve me motive raciste.
Beate Zschaepe është e akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e tetë turqve, një greku dhe një police gjermane, në periudhën 2000 – 2007.
Ajo, po ashtu, është e akuzuar për involvim në së paku dy sulme me bomba dhe 15 plaçkitje të bankave dhe për anëtarësim në organizatën terroriste, që quhet Nëntoka SocialisteNacionale.
Katër persona të tjerë ndodhen në proces gjyqësor dhe janë të akuzuar për ndihmën që i kanë dhënë kësaj organizate. Në vitin 2011, dy prej pjesëtarëve të saj kishin bërë vetëvrasje, pas një plaçkitjeje të një banke.
Ky rast ka pasur jehonë skandaloze në Gjermani, e cila ende po bënë përpjekje për ballafaqim me të kaluarën naziste të saj.
Shumë kritikë thonë se qeveria aktuale ishte hezituese për ta pranuar rritjen e aktiviteteve të së djathtës ekstreme në Gjermani, vend që ka popullatë të madhe imigrante, raporton ReL.
Parlamenti gjerman po zhvillon një hetim të ndarë lidhur me atë se si policia dhe agjencitë e inteligjencës në mënyrë të përsëritshme kishin dështuar t’i ndërlidhin vrasjet me grupet e së djathtës ekstreme, ndërsa në disa raste i kishin vënë të afërmit e viktimave nën dyshime.
Ky proces gjyqësor është rasti i parë për anëtarët e familjeve të viktimave që të ballafaqohen me të akuzuarën Beate Zschaepe, e cila kishte dhënë pak shpjegime për motivet e saj.
Raportohet se ajo kishte qenë në kontakt me ekstremistin norvegjez kundër migrimit, Anderes Breivik, i cili në vitin 2011, i ka vrarë 77 njerëz gjatë një sulmi me bombë dhe me pushkë automatike, i cili aktualisht e vuan dënimin me burg.
Procesi kundër të akuzuarës Beate Zschaepe pritet të zgjasë së paku një vit. Ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtore
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”













