Sport
Gjithçka çfarë duhet të dini për shortin e kualifikimeve të KE-së
Për shkak të arsyeve politike disa përballja do të shmangen si Gjibraltar-Spanjë, Bosnja-Kosova dhe Kosova-Serbia
Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian do të hidhet të dielën nga orën 12:00 në Dublin të Irlandës, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, këtë vit procedurat janë më të komplikuara për disa arsye. Për herë ta parë, Evropiani i vitit 2020 do të zhvillohet në 12 shtete, dhe askush nuk do të kualifikohet si organizator.
Për shkak të arsyeve politike disa përballja do të shmangen si Gjibraltar-Spanjë, Bosnja-Kosova dhe Kosova-Serbia, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ka rregulla për shkak të kohës, pasi në disa vende do të jetë ftohtë dhe ndoshta me borë.
Në disa vende nuk do të luhen ndeshjet si vendës gjatë muajit mars dhe nëntor si: Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.
Nga kualifikimet do të marrin biletën 20 kombëtare, si dhe katër të tjera nga Liga e Kombeve, fituesi i secilës ligë.
Shorti për Evropian do të hidhet më 1 dhjetor të vitit të ardhshëm, por këtu është paqartësia, sepse fituesi i Ligës B në Ligën e Kombeve, C dhe D, do të dihet në mars të vitit 2020. Çfarë do të ndodhë me shortin për këto katër shtete të Ligës së Kombeve është e paqartë, por ekziston mundësia që të hidhet shorti sërish në prill të vitit 2020.
Kualifikimet për Evropian nisin nga marsi i vitit të ardhshëm deri në nëntor. Do të formohen 10 grupe. Pesë do të jenë me pesë skuadra dhe pesë me nga gjashtë. Dy më të mirat kualifikohen tutje.
Zvicra ndodhet në vazon e parë dhe do të ketë kundërshtare më të lehta në grup, Shqipëria është në vazon e katërt, kurse Kosova në të pestën.
Vazot
Vazo 1: Zvicra, Portugalia, Holanda, Anglia, Belgjika, Franca, Spanja, Italia, Kroacia, Polonia.
Vazo 2: Gjermania, Islanda, Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Suedia, Rusia, Austria, Uellsi, Çekia
Vazo 3: Sllovakia, Turqia, Irlanda, Irlanda V, Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda, Bullgaria, Izrael
Vazo 4: Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia
Vazo 5: Maqedonia, Kosova, Bjellorusia, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe
Vazo 6: Letonia, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, San Marino
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











