E-Diaspora
Pirgu: “Dua më shumë Shqipërinë”, në Televizionin e Zvicrës
Në përfundim të emisionit, Saimir Pirgu lë vulën e tij duke kënduar këngën „Dua më shumë Shqipërinë“, me të cilën entuziazmon publikun dhe nikoqirin e tij, Aschbacher
Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu ka qenë pak ditë më parë mysafir në emisionin shumë të popullarizuar të televizionit publik të Zvicrës (SRF1) Aeschbacher show. Në një prezantim që moderatori Aeschbacher i bëri Pirgut, u shpreh veç tjerash se ai ka bërë një karrierë „përrallore e të rrufeshme“, duke mbërritur për pak vite në lartësinë e yjeve të operës së sotme botërore.
„Me 22 vjet Saimir Pirgu feston suksesin e tij në festivalin e Salzburgut, Austri. Ndërkohë, sot, Pirgu 31 vjeçar është bërë tashmë tenor i famshëm. Pak ditë më parë ai ka kënduar në krah të Placido Domingos dhe Diana Damrau në shtëpinë e operës të Nju Jorkut „Metropolitan“, ndërsa gjatë muajit maj ai është i pranishëm në shtëpinë e operës në Cyrih me „Traviata-n“ e Verdit“.
Në emisionin e përmendur, Pirgu imponohet me spontanitetin e tij dhe thjeshtësinë prej artisti të madh që nuk i pëlqen pozat por paraqitet ashtu si është. Ai, duke folur me një gjermanishte të mirë, evokon fillimet e tij në muzikë, në Shqipërinë komuniste, kur e kishin zgjedhur të shkollohej për violinë. Por më vonë ai ka parë se violina nuk kishte qenë zgjedhja e tij dhe ka zbuluar pasionin e madh për këndimin operistik.
Pirgu më tutje flet për kohën e fillimit të studimeve në Bolzano (Bozen) të Tirolit jugor (Itali), për peripecitë e tij si një student i varfër nga Shqipëria. Por, në saje të angazhimit dhe talentit të rrallë, ai shumë shpejt mbaron shkollimin muzikor. Madje, aq shpejtë sa që edhe prindërit e tij, laikë në muzikë, dyshojnë se mos ai po merrej me punë të këqija, atje në Itali. Sidoqoftë, Saimiri i bind ata se është bërë këngëtar i operës, vetëm kur i fton të marrin pjesë si shikues në festivalin e Salzburgut.
Në përfundim të emisionit, Saimir Pirgu lë vulën e tij duke kënduar këngën „Dua më shumë Shqipërinë“, me të cilën entuziazmon publikun dhe nikoqirin e tij, Aschbacher.
http://www.srf.ch/player/tv/aeschbacher/video/saimir-pirgu?id=491292f4-7a9a-4df0-b4f8-9638cff36201
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














