Jeta në Zvicër
Autotarga “BE 5”, pritet ta thyejë rekordin zviceran
Ankandi për autotargën me numër “ZG 28” tashmë ka përfunduar: Ajo u vlerësua deri në 52.000 franga. Fituesi dha ofertën e fundit të ankandit pak para përfundimit. Autotarga “BE 5” është ende në garë, njofton Albinfo.ch.
Në Kantonin e Bernës, në rrjedhë e sipër është ende ankandi në fjalë: Këtu bëhet fjalë për autotargën “BE 5” e cila është pika më tërheqëse në garë.
Çmimi fillestar të premten ka qenë 4,900 franga, ndrësa për momentin është 125.000 franga zvicerane, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Departamenti i komunikacionin rrugor të Bernës është duke shpresuar se do ta thyejë rekordin zviceran, ka pohuar Hans Peter Butler, shef i këtij departamenti. Ende ka kohë deri më 12 dhjetor, kur ankandi në Bernë do të përfundojë. Megjithatë, për ta thyer rekordin zviceran, ofertuesit do të duhet të ofrojnë shuma pak më të larta: Rekordin e deritanishëm e mban autotarga “ZG 10” me 233,000 franga.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C

















