Kosova
Sërish grabitet një bankë në Prishtinë
Grabitjet e bankave në Prishtinë janë bërë shqetësim për banorët. Pothuajse çdo javë ndodh një grabitje e tillë dhe deri tash askush nuk është arrestuar. Persona të armatosur kanë grabitur një pikë të BKT-së në lagjen “Veternik” në Prishtinë, shkruan, albinfo.ch
Policia thotë se gjersa personat e maskuar kanë arritur të ikin në drejtim të panjohur me një veturë të zezë të tipit Golf.
“Dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, po ashtu personat e dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i lënduar, sigurim i bankës, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Policia ka ftuar qytetarët që kanë informacione lidhur me rastet kriminale, e veçanërisht për këtë rast t’i ndihmojnë ata për zbulimin e akteve të tilla.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












