Lajme
Bizneset kosovare ftohen në “Vienna Economic Forum 2026”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur thirrjen publike për aplikim për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026”.
Ky forum ka për qëllim promovimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik global. Përmes tij synohet krijimi i mundësive të reja për investime, partneritete dhe zgjerim të rrjeteve biznesore.
Ngjarja organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, Christian Stocker, duke i dhënë forumit rëndësi të veçantë në aspektin diplomatik dhe ekonomik.
Bizneset e interesuara mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përkatës dhe duke e dërguar atë në mënyrë elektronike deri më 31 maj 2026, në ora 00:00, në adresën zyrtare të emailit: [email protected].
Për më shumë informata, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të KIESA-s në këtë link:
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër Thatësira dhe mungesa e ujit po dëmtojnë prodhimet bujqësore, ndërsa supermarketet paralajmërojnë se konsumatorët mund të... -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit












