Sport
Tenisti shqiptar, Jasin Jakupi kualifikohet në kampionatin zviceran
Tenisti shqiptar, Jasin Jakupi është kualifikuar në kampionatin e Zvicrës, në kategorinë U18, që nga data 11-13 janar 2019, do të mbahet në Kriens të Luzernit, njofton Albinfo.ch.
“Me ndihmën e Zotit dhe tri loja të fituara dhe Jasini është kualifikuar për në kampionatin zviceran ku marrin pjesë 20 lojtarë më të mirë në Kategorinë U18. Një sukses i veçantë pasi që është kategoria më e vështirë që të kualifikohesh”, thotë Ahmet Jakupi, babai i Jasinit.
Për momentin Jasini radhitet si i dhjeti ne kategorinë e U16, ku luajnë më shumë se 3500 lojtarë.
“Është kampion i shumëfishtë komunal dhe këtë vit është shpallur kampion klubi për krejt Zvicrën (Schweizer Junioren Clubmeister).
Dëshira dhe qëllimi ynë është që më vonë të ketë suksese, për atë arsye edhe trajneri është duke punuar intensivisht që ta përforcoje lojën e tenisit që luhet në kategorinë aktive”, tha për Albinfo.ch, Ahmet Jakupi, babai i tenistit Jasin Jakupi.
Jasini ka lindur më 9 maj 2002 dhe është me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe bashkë me familjen jeton në Bazel.
Me tenis stërvitet që nga mosha 6 vjeçare, ndërsa në mënyrë intensive ka filluar nga viti 2014, kurse në 2-3 vitet e fundit preokupohet çdo javë me nga 20 orë stërvitje.
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit















