Shkurt.ch
Azilkërkuesit, të mirëpritur në Medel!
Në një mbledhje informative asnjëri nga 400 qytetarët e pranishëm të komunës nuk ka bërë ndonjë vërejtje rreth hapjes së qendrës për strehimin e azilkërkuesve
Në komunën e vogël Medel të kantoit Graubünden, nga fillimi i qershorit do t`i hapë dyert një qendër e re për strehimin e azilkërkuesve. Dhe, për ndryshim nga vendet tjera ngado në Zvicër, ku banorët protestojnë kundër hapjes së qendrave të tilla, qytetarët e Medelit nuk kanë asgjë kundër. Ata, madje, i gëzohen kësaj qendre që do të vendoset në strehimoren nëntokësore të ushtrisë.
Në një mbledhje informative të mbajtur javën e kaluar, asnjëri nga 400 qytetarët e pranishëm të komunës nuk ka bërë ndonjë vërejtje rreth kësaj çështje, shkruan “Südostschweiz”. Sipas kryetarit të komunës, Peter Binz, popullata këtu është e gatshme për të pritur azilkërkuesit.
Një faktor pozitiv me këtë rast është se azilkërkuesit do të mund te kryejnë punë të dobishme: Komuna ka përpiluar një program angazhimi për ta, që përfshin punën në pyll, në fusha dhe në shtigjet për shëtitje. Një angazhim i tillë, siç ka treguar përvoja nga komunat tjera, pritet mirë jo vetëm nga vendësit por edhe nga vetë azilkërkuesit. Veç kësaj, për banorët e rinj të Medelit do të jetë në dispozicion edhe salla e sportit dhe fusha e futbollit.
Kjo mikpritje për azilkërkuesit megjithatë është e kufizuar: qendra e tyre në lartësinë mbidetare prej 1900 metrash do të mbyllet sapo të bjerë dëbora e parë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën











