Futboll
Talenti nga Kosova po shkëlqen për ‘Milionerët’
Rilind Hetemi është futbollisti tjetër shqiptar që pritet shumë në të ardhmen nga ai
Bundesliga po mbushet me futbollistë shqiptarë. Janë pesë futbollistë nga Kosova që paraqiten në kampionatin gjerman.
Milot Rashica, Leon Dajaku, Meritan Shabani, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija paraqiten në Bundesligë, derisa atyre shumë shpejt mund t’u shtohet edhe një emër tjetër, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Rilind Hetemi, i cili luan për ekipin e të rinjve të Borussia Dortmundit.
Ai shënoi në barazimin 1:1 në Ligën e Kampionëve për të rinj. Futbollisti i talentuar nga Kosova, në këtë ndeshje, hyri në minutën e 77-të, ndërsa dy minuta më vonë ka shënuar për barazimin 1:1.
Ai është vetëm 16 vjeçar, i lindur në Wuppertal të Gjermanisë dhe luan si mesfushor qendror.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















