Shkurt.ch
“I ftohti siberian” në Zvicër
Por, temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Glattalp, në kantonin qendror zviceran të Schwyz, ku temperatura ishte -36C
Zvicra ka përjetuar natën më të ftohtë që nga muaji shkurt. Në disa pjesë temperaturat ishin midis -2C dhe -6C, sipas MeteoNews.
Megjithatë, në shumë vende tjera, situata ishte më ndryshe. Në La Brévine, një qytet në kantonin e Neuchâtel e njohur si ‘Siberia e Zvicrës’, termometri tregonte në -20 ° C, shkruan “The Local”.
Ndërkohë, në Samedan, në kantonin e Graubünden, temperatura minimale ishte -24.8 C. Ofenpass, gjithashtu në Graubünden, ishte edhe më i ftohtë në -25. 4C, përcjell albinfo.ch.
Por, temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Glattalp, në kantonin qendror zviceran të Schwyz, ku temperatura ishte -36C.
Temperaturat e ulëta pritet të vazhdojnë në Zvicër edhe në ditët në vijim me maksimumin prej 0-3C.
Ky i ftohtë vjen pas vjeshtës së tretë më të ngrohtë në Zvicër, që erdhi verës së tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















