Shkurt.ch
Zvicra nuk është më vendi për të fshehur paratë
Bankat në Zvicër nuk duan të kenë më klientë me para të pista, por jo për moral, por prej presionit të madh ndërkombëtar
Pas ashpërsimit të rregullave për sekretin bankar, Zvicra nuk është më vendi ideal për të fshehur paratë apo për evazion fiskal.
Policët e pikave kufitare mes Zvicrës dhe Gjermanisë kanë shtuar kontrollet dhe tregojnë se evazorët fiskalë po bëhen nervozë dhe po përpiqen të kalojnë sasi të mëdha parash në dorë përmes kufirit. Kur kalon kufirin ke të drejtë të kesh me vete jo më shumë se 10 mijë euro.
“Ne kemi zbuluar para të padeklaruara të fshehura në tavanin e makinës, poshtë baterisë, në ndenjësen e fëmijës e madje në trupat e fëmijëve.”, tregon një prej kufitarëve për DW.
“Pjesa më e madhe e bankave në Zvicër, si ato të huaja dhe ato private, nuk duan të kenë më klientë me para të pista. Kjo jo për shkak morali, por prej presionit të madh ndërkombëtar.”, thotë Rudolf Strahm, ekspert bankar.
Aksionarëve të bankës UBS u pëlqejnë përfitimet e ardhura nga paratë e zeza, por në Asamblenë e Përgjithshme, kryetari i bordit administrativ të UBS, Weber, foli për një epokë të re dhe për një realitet me para të pastra.
Ky mesazh është adresuar qartë në veshët e klientëve me para të pista.
Në këtë kontekst “Credit Suisse” ka shkuar më tej duke iu kërkuar klientëve një vërtetim nga zyra e taksave gjermane që kanë paguar taksat, në të kundërt rrezikohet ndërprerja e marrdhënieve.
Banka private “Coutts” e kërkon një dokument të tillë më me edukatë, me arsyen e rregullimit të brendshëm të bankës.
“Bankat bisedojnë me çdo klient dhe u bëjnë të qartë se nuk duan të kenë klientë që u janë shmangur taksave në Gjermani dhe në varësi të bankave ka edhe raste që ato ndërpresin marrëdhëniet me klientin.”, thotë Karsten Randt, kontabilist nga Boni i Gjermanisë.
Kush bën vetë deklarim duhet të paguajë një taksë prej 15% të shumës që nuk ka deklaruar tek organet e taksave dhe nuk ka nevojë të përgjigjet më vonë para ndonjë prokurori apo gjykate.
Për shkak të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara nga Zvicra, situata po ndryshon në mënyrë pozitive.
“Në krahasim me dekadat e mëparshme sektori bankar është i gatshëm për të bashkëpunuar, veçanërisht në çështjet e evazionit fiskal, çka nuk ka qenë e mundur më parë”, sqaron Karsten Randt.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara














