E-Diaspora
Fitore e vështirë e Zvicrës
Në ndeshje, në formacionin startues u paraqitën Behrami dhe Shaqiri, ndërsa nga minuta e 65-të Behramin e zëvendësoi Xhemaili. Golin e vetëm e shënoi Seferovic, me pasimin e Shaqirit
Në minutën e fundit të kohës së rregullt Zvicra ka mundur ta shënojë golin shpëtimtar, për të përmbysur rezultatin e bardhë që kishte mbretëruar deri në atë moment. Seferovic e ka shënuar golin për Zvicrën në minutën e 90, gol që atij ia përgatiti Xherdan Shaqiri.
Për 90 minuta Zvicra superiore në sulm nuk ka ditur ta gjejë rrugën për te porta e Qipros, gjë që ka shkaktuar frustrim te publiku adhurues i Zvicrës. Sidoqoftë, fitorja e arritur në fund është ajo që numërohet dhe Zvicra me këtë fitore mban vendin e parë në grupin e kualifikimeve.
Siç ishte paraparë, në ndeshje, në formacionin shartues u paraqitën Behrami dhe Shaqiri, ndërsa nga minuta e 65-të Behramin e zëvendësoi Xhemaili.
Behrami gjatë gjithë kohës sa ka qenë në fushe është dalluar me vrapim dhe angazhim të palodhshëm ndërsa Shaqiei, përveç disa shanseve për gol, nuk ka qenë sa duhet i pranishëm në lojë. Por, këtë e ka kompensuar me pasimin që i bëri topit në minutën 90 deri te Seferovici, i cili e shënoi golin aq të pritur nga zviceranët.
Blerim Xhemaili brenda rreth 25 minutave sa ishte në fushë, nuk ka treguar ndonjë performancë që të mbahet mend.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













