Kosova
I ndalohet hyrja në SHBA serbit të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi
Goran Radosavleviq-Guri ka qenë komandant i xhandarmerisë serbe. Ndërkaq lidhur me vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata e Serbisë
Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në SHBA, shtetasit serb Goran Radosavleviq i njohur si Guri, për shkak se përfshirjes së tij në shkelje të mëdha të drejtave të njeriut.
Ky urdhër bazohet në informatat kredibile që Sekretari i Shteti i ka ndaj zyrtarëve të huaj që janë të përfshirë në afera korruptive apo shkelje të drejtave të njeriut, ku me këtë rast i ndalohet hyrja në SHBA edhe familjarëve të tij, bashkëshortes Svetlana, si dhe të bijës Ana.
Ligji kërkon po ashtu që Sekretari i Shtetit të njoftoj publikisht ose edhe privatisht për këto vendime, shkruajnë mediat shqiptare
“Sipas informatave të besueshme, Radosavleviq gjatë vitit 1999 ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi, tre qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare të cilët u vranë në Serbi pas luftës në Kosovë”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Goran Radosavleviq-Guri ka qenë komandant i xhandarmerisë serbe. Ndërkaq lidhur me vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata e Serbisë, raporton Telegrafi.
Njëri nga dëshmitarët kishte thënë në gjykatën e Negotinit në vitin 2017, por edhe më herët më 2014 dhe 2013, se në momentin kur janë ekzekutuar vëllezërit Bytyqi në vendin e ngjarjes ka qenë Goran Radosavleviq që asokohe ishte zyrtar i lartë i forcave speciale të policisë serbe.
Vëllezërit Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin vrarë në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello në afërsi të Klladovës në pjesën lindore të Serbisë. Ndërkaq, trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në qershor të vitit 2011 në varrezën masive në po të njëjtin vend ku edhe ishin vrarë (Petrovo Sello).
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















