Shkurt.ch
SECO: Zvicra përfiton nga lëvizja e lirë
Migrimi nuk ka prodhuar pothuajse fare efekte negative ose presion mbi pagat në vend. Masat mbrojtëse paraprake janë dëshmuar si të efektshme
Marrëveshja për lëvizje të lirë e nënshkruar me BE-në ka pasur ndikim pozitiv në ekonominë e Zvicrës, vlerëson Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco). Sipas një studimi të realizuar nga universiteti i Cyrihut dhe ai i Lozanës, të mbështetur nga Seco, tregu zviceran i punës e ka absorbuar mirë fuqinë punëtore të huaj, kryesisht nga shtetet e BE-së.
Migrimi nuk ka prodhuar pothuajse fare efekte negative ose presion mbi pagat në vend. Masat mbrojtëse të marra paraprakisht janë dëshmuar si të efektshme, vlerësojnë autorët e studimit.
Më tutje studimi ka ardhur në konstatimin se në vitet e fundit ka pasur një ndryshim të hartës së vendeve të BE-së prej të cilave vijnë më shumë të huaj në Zvicër. Kështu, derisa numri i shtetasve të BE-së nga viti 2008 e këndej ka ardhur duke u zvogëluar ndjeshëm, është rritur numri i të ardhurve nga vendet jugore dhe lindore të BE-së.
Numri i të punësuarve nga viti 2002 deri në vitin 2012, sipas studimit të përmendur është rritur për 565000 veta. Imigrantët nga zona BE-Efta kanë qenë me shumicë me kualifikime të larta.
Nga viti 2002 deri në vitin 2012 në Zvicër kanë ardhur mesatarisht nga 63300 të huaj në vit. 38400 prej tyre kanë qenë nga shtetet e BE-së dhe Efta-s. prej tyre 16300 gjermanë dhe 7500 portugezë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













