Kosova
LVV i numëron dështimet e qeverisë për këtë vit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media mbi premtimet e dështuara dhe skandalet nga politika e jashtme e Republikës së Kosovës.
Në konferencë foli deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, Fitore Pacolli.
“Presidenti Thaçi e ka kthyer vendin në kohën para shpalljes së pavarësisë. Ka dobësuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe ka fuqizuar Serbinë. Ka krijuar kështu hapësirë më të gjerë lobimi kundër shtetësisë së Kosovës”, tha deputetja Pacolli.
Sipas saj: “Serbia ka intensifikuar fushatën kundër Kosovës tek shtetet që ende nuk na kanë njohur. Ndërkohë, institucionet e politikës tonë të jashtme japin deklarata kundërthënëse dhe të çakorduara mbi tërheqjen e njohjeve nga vendet që na kanë njohur më parë, duke konfirmuar më shumë antifushatën e Serbisë sesa fushatën për Kosovën. Po ashtu, edhe presidenti i vendit i ka hedhur benzin zjarrit të kësaj antifushate të Serbisë me takimet e tij me Medvedevin dhe Putinin, kundërshtarët kryesorë të Pavarësisë së Kosovës. Nuk mund dhe nuk duhet zëvendësuar Gjermania, dhe partneriteti strategjik me të, me Rusinë”, shtoi Pacolli.
Pacolli u deklarua edhe për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
“Ndërsa për rastin e INTERPOL-it, jo vetëm që nuk siguruan anëtarësimin, por i morën edhe fytyrën shtetësisë së vendit me mungesën e dinjitetit dhe integritetit në paraqitjen e tyre”, tha ajo.
Pacolli përmendi edhe dështimin për liberalizimin e vizave.
“Kjo qeveri dështoi edhe me liberalizimin e Vizave, premtuar në mënyrë të përsëritur prej vitit 2009. Madje, Kryeministri ende po e premton këtë fundvit liberalizimin e tyre, edhe pse, për informacion, institucionet e BE-së nga data 21 deri më 2 janar marrin pushimet dimërore. Por, edhe për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, që ka qenë kriter kryesor i vendosur për liberalizim, sipas raportit të ekspertëve të Komisionit Evropian është theksuar mungesë e vullnetit për zbatimin e ligjit dhe e kapaciteteve institucionale me përgatitje profesionale për të luftuar korrupsionin në nivelin e lartë dhe të ardhurat nga krimi dhe shpëlarjen e parave”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












