Shkurt.ch
20 për qind më pak azilkërkues gjatë majit
Ndërsa rënie më të theksuar ka shënuar numri i tunizianëve (minus 44.3%) dhe nigerianëve (minus 53.6%)
Gjatë muajit maj në Zvicër kanë kërkuar azil dukshëm më pak persona krahasuar me muajin prill. Kështu, gjatë majit në Zyrën Federale për Migracion (BFM) janë regjistruar gjithsej 1654 kërkesa, që janë për 20 për qind më pak se në muajin paraprak. Ndërkaq, po u krahasua ky numër me atë të muajit maj të vitit 2012, ai është madje për 29% më i vogël, ka bërë të ditur BFM të mërkurën.
Vendet prej nga vijnë më së shumti azilkërkues: Eritrea, Tunizia dhe Nigeria kanë “prodhuar” numër dukshëm më të vogël se në muajin dhe në vitin paraprak. Nga Eritrea gjatë majit kanë kërkuar azil 172 veta ose 11.3% më pak se në prill. Ndërsa rënie më të theksuar ka shënuar numri i tunizianëve (minus 44.3%) dhe nigerianëve (minus 53.6%).
Por, në anën tjetër, një rritje te madhe ka shënuar numri i azilkërkuesve nga Algjeria: gjatë muajit maj janë regjistruar 116 kërkesa azili nga ky vend, numër ky që është për 58.9% më i madh se ai i prillit.
Zvicra, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Marrëveshja e Dublinit, për 775 azilkërkues ka kërkuar kthimin në një vend tjetër, gjegjësisht në vendin përmes të cilit kanë ardhur në Zvicër. Në shumicën e rasteve (405) një vend i tille ka qenë Italia. Por, sukses në kthimin e tyre në ndonjërin nga vendet e Dublinit Zvicra ka pasur në rastet e 406 personave. Që është 19.2% më shumë se në muajin pararendës.
Nga Zvicra janë larguar gjatë majit 1107 persona që është për 12.6 % më pak se në prill dhe 6.4 % më pak se në muajin maj të vitit 2012
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












