Shkurt.ch
Parlamenti Evropian unifikon procedurat e azilit
Procedurat e azilit do të jenë më të shkurtra dhe do të ndiqen në mënyrë më korrekte, ka thënë komisarja për punë të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom
Pas debateve kundërthënëse që kanë zgjatur me vite, Bashkimi Evropian ka adoptuar më në fund standarde të përbashkëta, unike, për pranimin e azilkërkuesve. Kjo nënkupton që në të ardhmen, të gjitha vendet e BE-së do t`i trajtojnë njësoj personat e ndjekur.
Procedurat e azilit do të jenë më të shkurtra dhe do të ndiqen në mënyrë më korrekte, ka thënë komisarja për punë të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Po ashtu do të përmirësohet mbrojtja për të miturit ndërsa azilkërkuesit do të fitojnë të drejta më të favorshme për ankesë. Një përmirësim tjetër do të jetë e fitimi i të drejtës së punës pas nëntë muajsh, ndërsa sot këtë të drejtë azilkërkuesit e fitojnë pas 12 muajsh.
Parlamenti Evropian ka votuar të mërkurën në Strasburg për tekstet ligjore të cilat pritet të hyjnë në fuqi në pjesën e dytë të vitit 2015.
Me rregullimin e ri ne këtë fushë në vendet si Gjermania pak gjë do të ndryshojë. Por ndryshimet do të jenë më të theksuara në Greqi dhe në vendet tjera në vijën e jashtme të kufirit te BE-së, ku fluksi i refugjatëve është veçanërisht i madh.
Gjatë vitit 2012 në vendet e BE-së kane kërkuar azil rreth 330 mijë persona.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











