Shkurt.ch
Shkurtohen procedurat e azilit
Pas referendumit për ashpërsimin e ligjit të azilit, këshilltarja federale Simonetta Sommaruga ka prezantuar një projekt-ligj për ristrukturimin e sistemit të azilit.
60 për qind e të gjitha kërkesave për azil në të ardhmen do të shqyrtohen në nivelin federal brenda një kohe prej më së shumti 140 ditëve. Këtë e ka bërë të ditur ministrja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga në një konferencë për media në Bernë. Në të njëjtën kohë të drejtat e azilkërkuesve do të forcohen.
Pas referendumit për ashpërsimin e ligjit të azilit, këshilltarja federale Simonetta Sommaruga ka prezantuar një projekt-ligj për ristrukturimin e sistemit të azilit. Me të është paraparë që 60 për qind e të gjitha procedurave të azilit të shqyrtohen në një maksimum prej 140 ditësh.
Këto procedura do të procedohen në qendrat rajonale dhe federale sidomos në rastet që nuk kërkohet hetim i mëtejshëm.
“Faza e përgatitjes zgjat tri javë,” thotë Simonetta Sommaruga. Këtu përfshihen hetimet paraprake për procedurat e azilit, të tilla si ekzaminimet mjekësore dhe verifikimin e dokumenteve të identitetit.
Në këtë fazë, azilkërkuesit mund të përfaqësohen falas nga një avokat zviceran. Gjithashtu, azilkërkuesit duhet të informohen paraprakisht për ndihmë ofruar të kthimit.
“Pastaj fillon procesi i gjykimit”, tha ministrja e Drejtësisë. Nëse nuk ka nevojë për hetime të mëtejshme, krejt kjo procedurë do të zgjasë deri në dhjetë ditë.
“Brenda 100 ditëve duhet të procedohet një vendim ligjërisht i detyrueshëm”, thotë këshilltarja federale e Zvicrës. Këshilli Federal pret që rreth 20 për qind të rasteve të këtilla të mund të përfundojnë brenda kësaj periudhe.
Në një rast që ka të bëjë me marrëveshjen e Dublinit vlen periudha 140 ditëshe.
Ndërsa për 40 për qind të kërkesave tjera janë të nevojshme hetimet e mëtejshme. Këta azilkërkues do të vazhdojnë të jenë të shpërndarë nëpër kantone. Procedurat e zgjeruara duhet të marrin kohë maksimum prej një viti. “Gjatë kësaj kohe, azilkërkuesit mund të lejohen edhe të punojnë,” thotë Simonetta Sommaruga.
Por, Zvicra ka nevojë për më shumë vende për azilkërkuesit. Duhen edhe rreth 3000 vende shtesë që i ka kërkuar qeveria federale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












