Kosova
Merdar, pritjet deri në 90 minuta
Edhe paraditen e sotme kanë vazhduar pritje të gjata të mërgimtarëve që po vijnë për festat e fundvitit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe në Dheun e Bardhë.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të gjata ka në pikëkalimin kufitar Merdar, përcjell albinfo.ch.
Atje kolonat e makinave në hyrje nga Serbia në Kosovë janë deri në 450 metra, ndërsa pritjet janë nga 60 deri në 90 minuta.
Pritje në hyrje ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta si dhe në Mutivodë deri në një orë. Edhe Policia e Kosovës ka apeluar te mërgimtarët që të shmanget pikëkalimi kufitar në Merdar, në mënyrë që t’u iket kolonave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














