Shkurt.ch
Më shumë punë për azilkërkuesit
Azilkërkuesit duhet ta kenë më të lehtë për të gjetur një punë dhe kështu do të integroheshin më mirë. Këtë plan e ka propozuar Këshillit Federal i Zvicrës
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Zviceran për Refugjatë është i kënaqur që Këshilli Federal do të heqë ndalimin e punës për pothuajse gjysmën e azilkërkuesve. “Ky është një hap shumë i madh përpara. Refugjatët e sapoardhur mund të integrohet menjëherë”, thotë Beat Meine nga Këshilli Zviceran për Refugjatë.
Nga plani i Këshillit Federal do të përfshihen rreth 40 për qind të azilkërkuesve.
Do të thotë se bëhet fjalë jo për azilkërkuesit, të cilët vazhdojnë të mos kalojnë nëpër procedura të përshpejtuara, por për ata që kanë kaluar në një proces të tejzgjatur.
Shanset e tyre për azil nuk do të cenohen. Këta njerëz duhet të lejohen të punojnë nga fillimi.
Sot aplikohet e drejta e tillë vetëm në një periudhë pritjeje prej të paktën tre muajsh. Në praktikë, ndalimi shpesh merr edhe gjashtë muaj.
Mario Gattiker, drejtor i Zyrës Federale për Migracion, thotë se njerëzit mund të punojnë, kur ata gjejnë një vend pune që është i lirë, transmeton SRF.
Një azilkërkues vjen deri te një vend pune nëse për të nuk ka konkurruar një zviceran, një qytetar i BE-së dhe një i huaj me një leje qëndrimi të caktuar në Zvicër.
Kushti i dytë është nëse kantonet vendosin që azilkërkuesit të lejohen të punojnë kudo, ose vetëm në industritë e caktuara.
Megjithatë, Këshilli Federal i Zvicrës është duke rishikuar legjislacionin që azilkërkuesit të mund të punojnë më shumë. Për këtë çështje do të vendosë megjithatë Parlamenti zviceran.
SVP është kategorikisht kundër heqjes së ndalimit për të punuar azilkërkuesit. Edhe CVP është shprehur skeptike. Përfaqësues të këtij subjekti politik thonë se në këtë mënyrë rritet atraktiviteti i Zvicrës për të tërhequr më shumë azilkërkues.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











