Shkurt.ch
Shumica, për fond shëndetësor unik
Iniciativa “Për një sigurim shëndetësor publik” kërkon që për të gjithë të jetë në dispozicion vetëm një fond i përbashkët i sigurimit shëndetësor sa i përket sigurimit bazik
Në rast se do të votohej sot për arkën e përbashkët (unike) të sigurimit shëndetësor në Zvicër, 65 për qind të zviceranëve do të votonin në favor dhe vetëm 28% do të ishin kundër. Sipas “monitorit të Shëndetësisë, kjo shumicë është arritur sepse ithtarët e arkës unike aktualisht janë më të mobilizuar se kundërshtarët.
Iniciativa “Për një sigurim shëndetësor publik” kërkon që për të gjithë të jetë në dispozicion vetëm një fond i përbashkët i sigurimit shëndetësor sa i përket sigurimit bazik. Kjo nënkupton që arkat private shëndetësore të tërhiqen nga tregu i sigurimeve obligative bazë dhe të përqendrohen vetëm në sigurimet plotësuese. Për këtë iniciativë janë angazhuar më shumë Partia Socialdemokrate dhe Të Gjelbrit.
Nga ana tjetër, një shumicë e madhe e të pyeturve nga instituti për hulumtimin e opinionit publik gfs me porosi të shoqatës Interpharma janë treguar të kënaqur me sistemin shëndetësor të Zvicrës. 76 për qind të të anketarve kanë thënë se janë të kënaqur me këtë sistem. Me këtë përqindje është tejkaluar përqindja që konsiderohej më e larta deri më tash, 68% e arritur në viti 2008.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












