Shkurt.ch
Schliereni nuk lejon varrezat për myslimanët
Nga 17.000 mijë banorë sa jetojnë në Schlieren, çdo i gjashti është myslima
Qyteti Schlieren në kantonin e Cyrihut nuk ka lejuar që të ndahet një parcelë e veçantë për varrezat e myslimanëve. Kështu ka vendosur Parlamentin i këtij qyteti. Nuk është hera e parë që çështja e varrezave sipas traditës myslimane nxit debat në Zvicër.
Nga 17.000 mijë banorë sa jetojnë në Schlieren, çdo i gjashti është mysliman.
Vetëm Cyrihu dhe Winterthuri nga qytetet e kantonit kanë lejuar parcela të veçanta për myslimanët.
Në Cyrih dhe Winterthur myslimanët mund të varrosin të vdekurit sipas riteve të tyre fetare.
FDP ka iniciuar një kërkesë në parlamentin e qytetit për të marrë përkrahjen e shumicës për të siguruar një parcelë për myslimanët e Schlierenit.
Një vend i veçantë për varreza të myslimanëve nuk i shërben integrimit, thotë deputeti i FDP-së, Lukas Arnet.
Partia e tij ështe e bindur se integrim do të thotë edhe nëse njerëzit pushojnë pranë njëri-tjetrit pavarësisht nga feja.
“Myslimanët mundet tashmë t’i varrosin të dashurit e tyre në varrezat e Schlierenit në mes të krishterëve“, thotë politikani i FDP-së.
Fahrad Afscha nga organizatat myslimane në Zvicër i vlerëson të çuditshme këto argumente të cilat sipas tij janë bazuar kryesisht në ksenofobi.
Kërkesat për varreza të veçanta të myslimanëve janë pritur me skepticizëm nga komunat zvicerane.
Dhjetë vjet më parë, pas një debati të gjatë në qytetin e Cyrihut ishte proceduar një kërkesë e tillë e myslimanëve. Në kantonin e Bernës janë në dispozicion varrezat për myslimanët vetëm në Köniz dhe Thun.
Afschar është i bindur se nëse lejohen parcela të veçanta për varre, myslimanët më shumë do t’i varrosin të afërmit e tyre në Zvicër sesa në vendin e prejardhjes. Afshar thotë se ky do të ishte një hap drejt integrimit
Në Zvicër tashmë ekzistojnë varreza të veçanta ku myslimanët varrosen sipas riteve të tyre fetare në disa qytete, si në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Gjenevë. Nga viti i kaluar një hapësirë për varrimin e myslimanëve është në dispozicion edhe në Winterthur
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian












