Shkurt.ch
Qeveria: Dëbimi i të huajve, vetëm në rast krimesh të rënda
Gjyqet do të jenë ato që do të vendosin të hiqet dorë nga dëbimi në rastet kur i dëbuari do të përballej me shkelje të rëndë të drejtave të tij njerëzore
Këshilli Federal i Zvicrës ka prezantuar të mërkurën propozimin e tij lidhur me jetësimin e iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi. Siç dihet, zviceranët e kanë votuar këtë iniciativë me shumicë votash në referendumin e mbajtur para dy vitesh.
Qeveria e vendit në propozimin e saj parasheh që të huajt mund të dëbohen nga Zvicra vetëm në rastet kur kanë kryer ndonjë vepër të rendë penale, të dhunshme ose seksuale. Përmes një qëndrimi të tillë ajo dëshiron të evitojë dëbimin e personave që kanë kryer ndonjë shkelje të lehtë të ligjit, ka thënë sot minsitja e drejteüsisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga.
Veç kësaj, gjyqet do të jenë ato që do të vendosin të hiqet dorë nga dëbimi në rastet kur i dëbuari do të përballej me shkelje të rëndë të drejtave të tij njerëzore.
Qeveria Federale propozon që si masë dënimi minimal të përcaktohet dënimi me 6 muaj burg, në bazë të të cilit do të shqiptohet dëbimi nga Zvicra për 5 deri në 15 vjet. Ndërsa në rast përsëritjeje të veprës, deri në 20 vjet.
Ndërkohë, e zemëruar nga debati mbi iniciativën e nisur nga ajo, partia SVP/UDC e ka iniciuar tashmë një iniciativë tjetër me të cilën kërkon zbatimin strikt të iniciativës së parë për dëbim. Qeveria, qëndrimin e saj për këtë iniciativë të dytë pritet ta prezantojë deri në fund të vitit. Nëse iniciativa pranohet nga populli, ajo do të ketë përparësi në raport me ligjin aktual, ka theksuar qeveria.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













