Kosova
Stoltenberg sërish kundër Ushtrisë së Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve të shprehura nga NATO-ja rreth kësaj çështjeje.
Këtë deklaratë zyrtari i lartë i NATO-s e ka ripërsëritur gjatë një interviste për gazetën “Pobjeda” të Malit të Zi, transmeton Klan Kosova.
“Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje që Kosova duhet të vendos, ne kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në kohë të gabuar. NATO mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit të saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
“Të gjitha palët duhet të sigurohen se ky vendim, i cili është bërë në kohë të gabuar, nuk do rris më tej tensionet në rajon. Të gjithë akterët politikë në rajon duhet të fokusohen në përparimin në reformat dhe në dialog. Kam biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i kam informuar ata për diskutimet aktuale në mesin e anëtarëve të NATO-s”, tha ai,
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














