Shkurt.ch
Në Zvicër do të vendosen radarët që masin zhurmën e automjeteve
Gjithkush i njeh radarët që matin shpejtësinë e veturave në rrugët zvicerane. Nëse udhëtoni më shpejt se sa lejohet, fitoni një dënim në kutinë tuaj postare. Por, çka nëse ne nuk udhëtojmë me shpejtësi të tepruar, por bëjmë vetëm zhurmë? Këshilli i Madh i Kantonit të Gjenevës po mendon për zhvillimin e një pajisjeje që mat zhurmën e makinave, siç shkruan “Tribuna de Genève”, përcjell albinfo.ch.
Komisioni për Transport i Parlamentit po debaton aktualisht një iniciativë të ish-anëtarit të Partisë së Gjelbër, Boris Calame. “Prodhimi i një radari për matjen e zhurmës është teknikisht i realizueshëm dhe në përgjithësi nuk është më i shtrenjtë se një radar për matjen e shpejtësisë”, përmbledh ekologu dhe mbrojtësi i mjedisit, Delphine Klopfenstein Broggini. Partia e Gjelbër ka hartuar një raport nga Komisioni, i cili është miratuar me 13 vota. Vetëm SVP kishte votuar kundër.
Vëzhgimet kanë treguar se disa shoferë shkaktojnë “ndotje të paarsyeshme nga zhurma për banorët lokalë”, sipas raportit të gazetës.
Radari i zhurmave, sfidon policinë
Sipas policisë, një radar që mat zhurmën do të ishte i dobishëm, por megjithatë, një pajisje e tillë gjithashtu do të përbënte sfida të mëdha për nëpunësit civilë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












