Shkurt.ch
Coca-Cola në shishe prej akulli!
“Ice-Bottle” siç do të quhet shishja dhe pija në të, përveç shijes freskuese të garantuar, do të ndikojë edhe në pastërtinë e plazheve dhe rrugëve
Kur të keni shumë vapë sigurisht se do të kërkoni një kokakolë me akull. E, tash e tutje nuk keni nevojë t`i shtoni akull kokakolës tuaj. Ajo do të jetë e tëra në akull. Apo më saktë, në shishen prej akulli!
Kësaj vere në treg do të paraqitet për herë të parë kokakola me shishe prej akulli, të prodhuar në mënyrë industriale dhe për shitje masive.
“Ice-Bottle” siç do të quhet shishja dhe pija në të, përveç shijes freskuese të garantuar, do të ndikojë edhe në pastërtinë e plazheve dhe rrugëve. Kjo, për faktin e thjeshtë se shishja do të shkrijë në dorë të konsumatorit me të pirë ai lëngun që ka brenda. Krejt çfarë do të mbetet është etiketa e vogël prej letre.
Por megjithatë nuk mund të thuhet se shishet prej akulli i përmbushin me të vërtetë kriteret për ruajtjen e mjedisit. Për të siguruar qëndrueshmërinë e shishes prej akullit dhe për ftohjen e saj kërkohet shpenzim i një energjie të madhe…
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel














