E-Diaspora
Afër 10 mijë fëmijë shqiptarë kanë lindur në Itali më 2017
Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje
Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, nga 458.151 fëmijët e lindur gjatë 2017-tës në Itali, 9,823 kanë të paktën njërin prind shqiptar.
Këto shifra bëhen publike nga raporti më i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave Italiane.
Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje.
Ndërsa niveli i fertilitetit po pëson rënie në të gjithë botën, fenomen për të cilin as Shqipëria nuk është përjashtuar, statistikat tregojnë se në Itali ku niveli i emigracionit shqiptar është i lartë, lindjet janë shtuar.
Instituti i Statistikave Italiane ka publikuar një raport përmbyllës për 2017, gjatë të cilit thekson se lindjet e fëmijëve nga të paktën një prind shqiptar janë rritur. Sipas shifrave, kanë të paktën njërin prind shqiptar 9,823 të sapolindur të 2017-tës (gjatë vitit 2016 numëroheshin 9,882 fëmijë me paktën njërin prind shqiptar), raporton ‘monitor’.
Më në hollësi, nga raporti shihet që 7,273 fëmijë të sapolindur i kanë të dy prindërit shqiptarë (ishin 7,278 fëmijë në vitin 2016 dhe 7,830 në 2015-tën), 698 kanë babanë shqiptar e nënën italiane (kundrejt 921 rasteve të vitit 2016 e 872 të vitit 2015) dhe 1,852 kanë nënën shqiptare dhe babanë italian (ishin 1,683 të lindurit gjatë 2016-tës e 1,427 të 2015-tës), përcjell albinfo.ch.
Siç vërehet nga shifrat, po shtohen lindjet nga çiftet e përziera, ku nëna është shqiptare dhe babai italian. Mendohet se shumë prej këtyre çifteve në të vërtetë janë të formuara nga shqiptarë, por njëri prej tyre ka marrë ndërkohë shtetësinë italiane.
Mediat italiane theksojnë edhe se mund të ketë një numër më të lartë të sapolindurish shqiptarë në Itali por nuk identifikohen nga statistikat si të tillë pasi mund të lindin fëmijë nga çifte shqiptarësh, që tashmë kanë fituar që të dy shtetësinë italiane.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët















