Maqedonia
Reagime të shumta, komentatori shqiptar nuk ia përmend emrin hendbollistit maqedonas
Komenatori Mustafa Ademi nuk ia kishte përmendur fare emrin hendbollistit maqedonas, Stojançe Stoilov, duke iu drejtuar ‘lojtari me numër 5’, për shkak se maqedonasi kishte injoruar gjuhën shqipe gjatë një manifestimi
Gjesti i mospërfilljes së emrit të Stojançe Stoilovit nga komentatori i TVM, Mustafa Ademi gjatë ndeshjes hendbollistike mes Maqedonisë dhe Japonisë është shoqëruar nga një lum reagimesh.
Përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, gazetari dhe opinionisti i njohur nga Shkupi, Naim Sinani ka shprehur mbështetje të hapur për komentatorin sportiv, Mustafa Ademi, i cili sipas Sinanit ka dëshmuar profesionalizëm të lartë dhe respekt për shikuesit.
Sa i përket reagimeve nga mediat maqedonase, Sinani thekson se në vend që këta të fundit të kritikojnë gjestin jo sportiv të hendbollistit që injoroi gjuhën shqipe pak ditë më parë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ata merren me Ademin, i cili ka kryer vetëm detyrën e tij.
Ndërkohë, sipas informacioneve jo zyrtare të “InfOSport.mk”, drejtori i TVM1 ka kërkuar suspendim për komentatorin Ademi, ndërsa ky i fundit ka marrë mbështetje nga kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca e cila është deklaruar edhe për mediat, përcjell albinfo.ch.
“Nëse keni menduar se nuk do të ketë reagime nga gazetarët e sportit shqiptar për gjestin e Stoilovit që vendosi të largohet nga manifestimi për shkak se nuk i ka pëlqyer të dëgjojë fjalime në gjuhën shqipe, atëherë keni gabuar shumë. Personalisht mendoj që nuk duhet të ketë ndarje, por si kryeredaktore e TVM2 unë qëndroj pas veprimit të gazetarit tim. Veprimi sjell reagim, shkurtë dhe qartë”, ka thënë mes tjerash Migena Gorenca.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale















