CH-Ballkani
Daçiq konfirmon përleshjen fizike me Hajredin Kuçin
“Kuçi dhe unë u hodhëm mbi tavolina dhe filluam përleshjen fizike. Pastaj ishte Vuçiq që ndërhyri, u thanë fjalë shumë të rënda dhe në fund përfunduam të heshtur”, deklaroi Daçiq
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka konfirmuar atë që ka thënë Vuçiqi lidhur me një rast kur gjatë një takimi me delegacionin e Kosovës, për pak sa nuk ishin rrahur.
Daçiq ka thënë se ‘në këtë rast ishin të involvuar’ vetë ai dhe ish-ministri i Drejtësisë kosovare, Hajredin Kuçi, shkruan b92.
Daçiq ka konfirmuar kështu deklaratën e Vuçiqit i cili ditë më parë tha se ‘ai ishte vënë në ndihmë të Daçiqit’ në këtë rast, transmeton Gazeta Express.
Ministri i jashtëm serb ka thënë se ‘personalitetet më ekstreme nga delegacioni i Prishtinës kanë qenë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri”, përcjell albinfo.ch.
“Humba krejtësisht, ua thash të gjitha gjërat që kisha në mend si për shembull: kush jeni ju që çdo ditë t’i kërkoni Serbisë llogari për atë që ju e quani gjenocid. Ata nuk pranojnë asgjë”, tha Daçiq.
“Më pas, Hajredin Kuçi më tha se serbët janë vrasës dhe më pas për pak se nuk u rrahëm fizikisht”, ka thënë Daçiq.
“Kuçi dhe unë u hodhëm mbi tavolina dhe filluam përleshjen fizike. Pastaj ishte Vuçiq që ndërhyri, u thanë fjalë shumë të rënda dhe në fund përfunduam të heshtur. Më pas, shefja e politikës së jashtme atëkohë, Catherine Ashton i përzuri të gjithë nga takimi”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















