Zhvillim
Produktet kosovare me cilësi evropiane
Kompania prodhuese dhe përpunuese e patates “Pestova” në Vushtrri ka marrë çmimin për arritje në kualitet “ESQR’S 2013”, nga Shoqata Evropiane për Hulumtimin e Cilësisë
Kualiteti i produkteve bujqësore në Kosovë i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, prandaj për prodhimet cilësore kompanitë kosovare kanë marrë edhe çmime ndërkombëtare. Njëra nga to është Kompania prodhuese dhe përpunuese e patates “Pestova” në Vushtrri.
Kjo e fundit para një jave ka marrë çmimin për arritje në kualitet “ESQR’S 2013”, nga Shoqata Evropiane për Hulumtimin e Cilësisë.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se ndarja e këtyre çmimeve për agrobizneset kosovare, rikonfirmon kualitetin e prodhimeve bujqësore kosovare. Këto suksese, siç tha ai, janë edhe një motivim për të punuar dhe për t’i përkrahur edhe më shumë kompanitë prodhuese.
Stavileci tregoi se Ministria e Bujqësisë, nga viti në vit, përmes politikave të saj bujqësore po mundohet që ta përkrah prodhimtarinë primare dhe që nga ky vit edhe agropërpunimin.
“Ministria e Bujqësisë po ofron përkrahje për herë të parë sivjet edhe në këtë sferë të prodhimit dhe përpunimit, me të cilën merret edhe kompania “Pestova”, por edhe kompanitë e tjera. Nëpërmjet granteve investive do ta përkrahim prodhimin dhe përpunimin në masën prej 60 për qind, ndërsa pjesa tjetër e financimit do të jetë nga fondet private të agrobizneseve”, ka thënë ministri Stavileci.
Ai tregoi se tashmë janë në fazën e përzgjedhjes së projekteve dhe që nga muaji tetor do të fillojë edhe faza e investimeve, e pas kësaj ajo e ekzekutimit të përkrahjes financiare.
Në anën tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se këto çmime janë edhe një promovim më tepër për produktet kosovare, të cilat sipas saj kanë depërtuar edhe në tregjet më të zhvilluara të botës.
“Jemi në fazën kur institucionet e Kosovës në vazhdimësi janë në gjetje të mënyrës së përkrahjes së produkteve vendore dhe gjatë kësaj faze ne dëshirojmë të fokusohemi në përmirësimin e kualitetit të këtyre produkteve, në përmirësimin e imazhit të bizneseve tona”, tha ministrja Kusari-Lila.
Ndërsa, sipas Bedri Kosumit, pronar i kompanisë “Pestova”, ky çmim tregon se agrobizneset në Kosovë prodhojnë produkte kualitative dhe sipas tij kualiteti i tyre po njihet edhe ndërkombëtarisht.
“Tash bujqësia dhe bujqit janë në qendër të vëmendjes dhe është e vërtetë që institucionet me përkrahjen e tyre kanë filluar t’i lëvizin gjërat në drejtim pozitiv, por ne nuk guxojmë të kënaqemi me të arriturat e deritashme dhe nuk guxojmë të ndalemi”, deklaroi ai.
Ndryshe, në këtë prezantim kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, si dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe agrobizneseve.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













