Kosova
Shumë shpejt me linjë nga Prishtina në aeroport
Ahmeti ka thënë se padyshim se do të jetë një çmim më i lirë se që kanë kompanitë e taksive
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Pal Lekaj është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Me këtë rast Lekaj dhe Ahmeti kanë nënshkruar disa marrëveshje, në mesin e tyre edhe linjën e transportit publik nga qendra e Prishtinës për në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
“Për linjën e autobusit prej Prishtinës deri në Aeroportin e Prishtinës jam i lumtur që sot nënshkruaj këtë memorandum se kjo është linjë apo pronë e Ministrisë së Infrastrukturës, pasi kalon tri komuna deri atje. Por kemi arritur që Ministria bashkë me komunën që përmes trafikut urban të plotësojë këtë shërbim, që pas nënshkrimit do të vendoset një komision për të vendosur edhe orarin edhe çmimet”, është shprehur kryetari i Komunës së Prishtinës.
Tutje Ahmeti ka thënë se padyshim se do të jetë një çmim më i lirë se që kanë kompanitë e taksive.
“Është pak çudi që deri më sot nuk kemi pasur linjë të tillë për në aeroport dhe njerëzit përdorin vetëm makina private apo shërbime të taksive. Falënderojë ministrinë për këtë marrëveshje për shërbimin e qytetarëve”, ka shtuar Ahmeti, përcjell albinfo.ch.
“Ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe kemi bërë përpjekje në favor të qytetarëve dhe ky nënshkrim i sotëm shkon në favor të tyre. Falënderojë kryetarin e Prishtinës që ka pranuar që ne sot ta firmosim këtë marrëveshje dhe që të kemi një linjë qarkullimi të linjës së autobusëve për aeroportin e Prishtinës. Presim që me kryetarin e Prishtinës të kemi edhe projekte të tjera”, është shprehur Lekaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















