Kosova
Motra e Arian Dacit falënderon të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë
Në përfundim të mbledhjes komemorative për nder të zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacin, motra e tij, Edi Daci-Prapashtica, falënderoi të gjithë për ngushëllimet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe të vështirë, njofton Klan Kosova.
“Në emër të familjes dhe vëllait tim, ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj. Faleminderit me shpirt”, tha Edi duke i përmbajtur lotët.
Arian Daci vdiq dje në Brezovicë pasi e zuri një ortek bore. Ai do të varroset sot në orën 13:00, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen komemorative kanë marrë pjesë krerët e shtetit, si dhe shumë qytetarë.
“Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut. Lamtumirë Arian”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.
“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.
Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjej fjalët e duhura në këso raste.
“Në këtë mbledhje po përshëndetemi për herë të fundit me Arianin… Largimi i tij nga kjo jetë është humbja e madhe, por kujtimi për të është i përhershëm”, ka shtuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













