Shkurt.ch
Dhuna ndaj fëmijëve, raportohet një në dhjetë raste
4.000 fëmijë dhe të rinj në vit janë viktima të dhunës seksuale në Zvicër. Por, një studim i ri tregon se ka të prekur gati dhjetë herë më shumë
Sipas shifrave zyrtare janë 3.500 deri 4.000 fëmijë dhe adoleshentë viktima të dhunës seksuale në Zvicër. Por, një studim i ri nga Universiteti i Cyrihut tregon se raportohen vetëm rreth 5 deri në 10 për qind të rasteve.
“Ne kemi gjetur se në Zvicër çdo vit rreth 1.000 raste të dhunimit të fëmijëve janë raportuar. Por, ne kemi informacione se numri aktual i rasteve të tilla është përafërsisht dhjetë herë më i lartë”, thotë udhëheqësi i studimit, Tomas Maier, për “Tagesschau” të SRF-së.
Hulumtuesit kanë kryer një studim të gjerë për dhunën seksuale ndaj të miturve dhe pastaj kanë krahasuar këto rezultate me rastet e raportuara në mënyrë efektive.
Arsyet pse nuk raportohen vepra të këtilla janë të shumta. Shpesh viktimat janë të kërcënuara se duhet ta mbajnë sekret dhunën e ushtruar ndaj tyre. Shumë fëmijë dhe të rinj janë turpëruar për atë që ka ndodhur dhe për këtë arsye nuk duan të flasin për rastin.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










