Shkurt.ch
Të rinjtë pa letra nuk e shfrytëzojnë të drejtën për zanat
Për të realizuar këtë të drejtë, në Parlament është zhvilluar për vite të tëra debat i ashpër. Por sot, kur të rinjtë sans-papieres e kanë mundësinë, nuk e shfrytëzojnë pothuajse fare atë
Në mes 300 dhe 500 të rinj pa letra (Sans-Papieres), sipas vlerësimeve zyrtare përfundojnë shkollimin fillor. Ka disa muaj që ata, në bazë të rregullave të ndryshuara, mund të mbarojnë edhe zanatin (kualifikimin profesional), nëse kanë ndjekur në Zvicër shkollimin për pesë vite dhe janë të integruar mirë. Për të realizuar këtë të drejtë, në Parlamentin Nacional është zhvilluar për vite të tëra debat i ashpër. Por sot, kur të rinjtë sans-papieres e kanë mundësinë, nuk e shfrytëzojnë pothuajse fare atë.
Iniciativa e qyteteve, e cila ishte angazhuar për tu siguruar këtë të drejtë të rinjve pa letra, kishte llogaritur se brenda vitit do të kishte 300 deri në 500 kërkesa. Ndërkaq, që nga hyrja në fuqi e ndryshmit, vetëm një person pa letra ka bërë një kërkesë të tillë, ka shkruar gazeta “Aargauer Zeitung”.
Deputeti që kishte bërë mocionin në parlament në favor të të rinjve pa letra Luc Barthassat shprehet i irrituar: “Në kantonet si Gjeneva, ishte për tu besuar se do të mirëpritej një direktivë e tillë, pasi që atje ka shumë të rinj pa letra, të cilët dëshirojnë të mbarojnë një zanat. Për këtë, po më befason një numër kaq i vogël”.
Por jo të gjithë befasohen nga një zhvillim i tillë. Regula Erazo nga Qendra ndërlidhëse Sans-Papiers në Lucern e sheh ndryshe problemin. “Kur të rinjtë pa letra bëjnë kërkesën për një vend zanati, ata duhet të paraqesin dokumentet e tyre dhe të zbulojnë faktin se janë këtu. Kështu, me një kërkesë për zanat ata zbulojnë qëndrimin ilegal të familjarëve të tyre dhe me këtë i nënshtrohen rrezikut për tu dëbuar nga Zvicra. Dhe, a rrezikohet familja për një vend zanati? Këtë nuk do ta bënte asnjë i ri sans-papiers”, thotë Erazo.
Nisur nga kjo, sipas saj një direktivë e tillë është e pakuptimtë dhe e padobishme. Ndërsa në Zyrën Federale për Migracion (BFM) e kundërshtojnë këtë shpjegim. Drejtori i BFM-së, Mario Gattiker thotë: “Edhe për pjesëtarët e familjes ekziston mundësia për të bërë një kërkesë `për rastet e rënda`”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













