Shkurt.ch
“Street Parade”: Më shumë substanca ekstazive e kokainë
Në “Street Parade 2013” konsumimi i drogës dhe i substancave ekstazive ka tejkaluar të gjithë kufijtë
Përdorimi i “Ecstasy” është rritur më shumë se dhjetë herë në krahasim me vitin 2011. Një studimi i “Schweiz aktuell” tregon se kokaina ishte më e pastër sesa vitet e mëparshme.
Në përgjithësi, pjesëmarrësit e “Street Parade 2013” kanë konsumuar 4.1 kilogram ekstazë. Në një ditë të zakonshme jave konsumohen deri në 160 gram në Cyrih. Krahasuar me matjen e fundit në vitin 2011, përdorimi i ekstazës ishte rritur dhjetëfish. Dy vjet më parë, 350 gram ekstazë janë konsumuar në “Street Parade”.
Për të realizuar këtë studim janë marrë mostrat e ujërave të zeza në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Cyrih. Mostrat janë analizuar në Laboratorin e kontrollit të ujit në kantonin e Bernës.
Nga këto analiza kokaina del të ketë qenë dy herë më shumë e pastër.
Gjatë fundjavës kur ishte mbajtur “Street Parade” u gjetën rreth 3.4 kilogram kokainë të pastër në ujërat e zeza rrugëve të Cyrihut. Bëhet fjalë për pothuajse tri herë më shumë se në një ditë normale (1.2 kg).
Rreth një milion veta kanë parakaluar në “Street Parade 2013” të Cyrihut, festë kjo karakteristike që është mbajtur për të 22-tën herë me radhë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror














