Shkurt.ch
Hapet qendra federale e azilit në Alpnach
Ajo do të qëndrojë e hapur më së voni deri më 18 shkurt 2014, gjegjësisht gjithsej gjashtë muaj
Të martën është hapur në mënyrë zyrtare në Alpnach (Obwalden) qendra për strehimin e azilkërkuesve në të cilën ka vend për 100 veta. Qendra është nën administrimin e Qeverisë Federale, gjegjësisht Zyrës federale për Migracion (BFM) dhe është vendosur në një godinë të ushtrisë. Ajo do të qëndrojë e hapur më së voni deri më 18 shkurt 2014, gjegjësisht gjithsej gjashtë muaj.
Në këtë qendër do të vendosen para së gjithash familjet e porsaardhura refugjate me fëmijë, që kanë kërkuar azil në Zvicër dhe janë në pritje të një përgjigje. Ata do të qëndrojnë në Alpnach mesatarisht në mes tri dhe gjashtë javësh.
Ndërmarrja e specializuar për përkujdesje të qendrave të azilit ORS do të marrë mbikëqyrjen edhe të kësaj qendre. Ajo, në bashkëpunim me komunën, është në kërkim të mundësive për angazhim të përkohshëm në punë të banorëve të rinj azilkërkues. Ripërtëritja e shtigjeve malore për ecje është një ndër angazhimet që merren në konsideratë, shkruan BFM, njofton nzz,ch.
Një marrëveshje e bërë në mes të qeverisë në Bernë dhe komunës Alpmach përcakton që azilkërkuesit mund t`i shfrytëzojnë objektet dhe hapësirat sportive e shkollore, “për shkaqe organizative” gjatë ditëve të punës në mes të orës 7 dhe 18 vetëm pas marrëveshjes me autoritetet e komunës. Sipas BFM-se, shfrytëzimi i tyre nuk është i lejuar në mënyrë të pakufizuar as për të tjerët.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














