Shkurt.ch
Pensionohet shefi i Microsoftit
Steve Ballmer është që nga viti 2000 në kreun e koncernit më të madh të softuerit në botë, të cilin e ka drejtuar me sukses të madh
Shefi i Microsoftit, Steve Ballmer pritet të pensionohet së shpejti, megjithëse nuk ka më shumë se 57 vjet. Kështu ka kumtuar koncerni më i madh në botë për softuer në një njoftim për medie. Ballmer, sipas këtij njoftimi, do të lëshojë punën „brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm“.
Që nga viti 2000 ai është në kreun e koncernit, të cilin e ka drejtuar me sukses të madh.
Menjüeherë pas lajmit për pensionimin e tij, bursat botërore kanë reaguar fuqishëm. Vlera e aksioneve të Microsoftit është rritur për 9 për qind.
Stafi menaxherial i Microsoftit ka krijuar ndërkohë një komision special për të gjetur pasuesin e Ballmerit.
Themeluesi dhe pronari i Microsoftit, Bill Gates me këtë rast ka deklaruar se është në dispozicion për të ndihmuar në gjetjen e një shefi të ri për koncernin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












