E-Diaspora
Më shumë të huaj me pasaporta gjermane
Turqit, me 33200, përbëjnë grupin më të madh. Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi, me 6100 (që statistika i ka lënë në një grup të përbashkët!)
Viti 2012 ka qenë viti i katërt me radhë që numri i të huajve të cilët marrin shtetësinë gjermane ka ardhur duke u rritur. Siç bën të ditur Enti Federal për Statistikë, gjatë vitit të kaluar pasaportën gjermane e kanë marrë më shumë se 112300 të huaj që është për 5.1 për ind ose për 5400 më shumë se në vitin paraprak.
Sikurse edhe më parë, grupin më të madh të të huajve që “gjermanizohen” e përbëjnë turqit, me 33200. Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi, me 6100 (që statistika i ka lënë në një grup të përbashkët!). më tutje vazhdojnë polakët me 4500 dhe grekët me 4200 pasaporta të reja gjermane, njofton agjencia gjermane e lajmeve, dpa..
Një trend i ri që e ka konstatuar enti i statistikave është shtimi i përnjëhershëm i numrit të grekëve të natyralizuar. Ata kanë vendosur të marrin shtetësinë gjermane pas një periudhe të gjatë të qëndrimit në Gjermani. Kështu, numri i grekëve të natyralizuar brenda një viti është rritur për 82 për qind. Rritje të dukshme, 29%, ka shënuar edhe numri i italianëve që gjatë vitit 2012 kanë marrë pasaportë gjermane. Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i vietnamezëve (35%) dhe i turqve (18%) ë natyralizuar.
Shtetasit e vendeve anëtare të BE-së kanë marrë mesatarisht për 19 për ind më shumë pasaporta gjermane, ose gjithsej në shifra, 3200. Ata të vendeve kandidate për BE, për 15% ose 4900. Ndërkaq, numër dukshëm më i vogël i të natyralizuarve gjatë vitit të kaluar ka pasur nga vendet jashtë kontinentit evropian, respektivisht nga Afrika, Amerika, Azia, Australia dhe Oqeania (minus 2200 ose për 5.2% më pak).
Ndër republikat (landet) gjermane shtimi më i madh i të natyralizuarve është shüenuar në Baden Württemberg (15.2%) dhe në Hessen (12.8%). Rënie ka në Berlin dhe në Brandenburg.
Në vitet pas hyrjes në fuqi të ligjit për natyralizim (në vitin 2000) qe shënuar një rënie e numrit të të huajve që merrnin pasaportat gjermane. Mirëpo nga viti 2008 e këndej ky numër po vjen duke u rritur. Por ai as përafërsisht nuk e ka arritur shifrën rekorde prej 186700 të natyralizuarve, të regjistruar në vitin 2000.
Për të fituar shtetësinë gjermane i huaji duhet të ketë jetuar tetë vite në Gjermani.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












