E-Diaspora
Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës
Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar deri më tash
Majlinda Kelmendi, ka fituar titullin e kampiones botërore në xhudos, duke kurorëzuar karrierën e vet dhe sportin e Kosovës me titullin më të lartë. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar.
Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera, shkruan koha.net.
Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto. Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre.
Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












