Shkurt.ch
Tregu zviceran i punës sfidon krizën
Një total prej 4.166 milionë njerëz kishin një vend pune në tremujorin e dytë në Zvicër
Në tremujorin e dytë të vitit 2013 punësimi në Zvicër u rrit për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Një total prej 4.166 milionë njerëz kishin një vend pune në tremujorin e dytë.
Ndërsa industria zvicerane tregoi një rënie të lehtë prej 0.4 për qind. Këto të dhëna janë bërë publike nga Zyra Federale e Statistikave (FSO ).
Në vendet e punës me orar të plotë vëllimi i punësimit arriti në 3.516 milionë të punësuar, apo 1.4 për qind më shumë se një vit më parë.
Ndërsa sa i përket punësimit sezonal, krahasuar me tremujorin e mëparshëm statistikat flasin për rritje prej 0.3 për qind. Do të thotë, vetëm një rritje e vogël nga punësimi i përgjithshëm.
Në sektorin komercial dhe industrial për vitin e dytë me radhë është regjistruar një rënie e të punësuarve.
Gjithashtu është shënuar rënie në industrinë hoteliere. Kjo industri ka humbur 2.2 për qind në vit të vendeve të punës.
Industria e financave dhe sigurimeve për herë të parë pas pesë vjetëve ka shënuar një rënie të lehtë në punësim.
Në krahasim me vitet e kaluara punësimi është rritur në të gjitha rajonet e mëdha zvicerane.
Më shumë rritje kishte regjistruar Zvicra qendrore, me 2.6 për qind. Në sektorin e mesëm, vetëm rajoni i Gjenevës kishte raportuar rritje në punësim për 1.2 për qind dhe Cyrihu 0.8 për qind.
Nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur për 5.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012.
Siç raporton Zyra Federale e Statistikave (FSO), kompanitë nuk kanë shprehur interesim për të rritur personelin në tremujorin e ardhshëm. Shumica e kompanive planifikojnë të mbajnë ose të zgjerojnë stafin e tyre të njëjtë.
70.2 për qind e kompanive të anketuara zvicerane kanë deklaruar se numri i punëtorëve do të mbetet i njëjtë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, vetëm 10.7 për qind presin që të rrisin numrin e tyre. Ndërsa 5.3 për qind e kompanive paralajmërojnë reduktim të numrit të të punësuarve.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











